Ndërhyrja në TIMS, ish-drejtuesi I policisë: Ata që emëruan drejtor Ervin Muçën të ndiqen penalisht
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha tha në emisionin Review pse ai që e ka vendosur Ervin Muçën në atë pozicion duhet të mbajë përgjegjësi penale.
Sipas tij, kjo që ka ndodhur është e turpshme dhe se ai nuk duhet të ishte as një specialist i thjesht dhe jo më një drejtor.
Ai shtoi se ky është një rekrutim totalisht i paligjshëm.
“Është e turpshme kjo që ka ndodhur. Ai nuk duhet të ishte as specialist i thjesht, e jo drejtor. Ai që e ka vendosur drejtor këtë, jo që ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare, por ai duhet të mbajë përgjegjësi penale. Ky është rekrutim totalisht i paligjshëm.
Kam punuar gjithë jetën dhe mezi kam arritur gradën kryekomisar që e kam mbrojtur pas viteve karrierë. Ai brenda një viti, pati gradë, funksion, karrige dhe skuadrën e ekipin e ri që i merr shokët e lagjes dhe futet në polici”, tha ai.

