Bisedime për Avokatin e Popullit, PS dhe Opozita do diskutojnë në komisionin e posaçëm për emrin e ri
Komisioni i posaçëm PS-Opozitë do të diskutojë edhe për emrin e avokatit të ri të popullit. Mandate I Erinda balancës ka përfunduar dy vite më parë, por vetëm me marrëveshjen e marsit palët kanë gjetur gjuhën e zgjidhjes. Edhe ambasadori I BE e ka cilësuar emergjente daljen me një emër të ri.
Ndërprerja pas 5 muajsh të aksionit të opozitës ka rikthyer bisedimet për çështjet e mbetura pezull.
Ashtu siç ndërhynë për marrëveshjen PS – opozitë ndërkombëtarët po monitorojnë edhe zgjedhjen e avokatit të popullit.
Burimet bëjnë me dije se do të jetë pikërisht grupi i dialogut që është krijuar mes PS dhe opozitës që do të diskutojë dhe të dalë me një emër të pranuar nga të gjithë.
Nevojën për ta zgjedhur sa më shpejtë emrin e theksoi edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato.
“Nevojë urgjente që ka parlamenti për të trajtuar emërimin e Avokatit të Popullit, por edhe komisionerit të Anti-Diskriminimit.”
Prej vitit 2021 raundi i parë i përzgjedhjes së avokatit të popullit që kërkon 84 vota në parlament dështoi. Socialistët kundërshtuar propozimet e PD duke i cilësuar të njëanshëm.
Me garën e rihapur në garë janë 7 kandidatë.
Aktualisht Erinda Balanca vijon të jetë avokate e popullit edhe pse mandate i ka mbaruar dy vite më parë. Ajo u zgjodh në vitin 2017.
