Kopjoi bazën e të dhënave TIMS/ Ervin Muça mbetet në "arrest shtëpie"

Është paraqitur gjatë ditës së sotme në ambientet e GJKKO-së, Ervin Muça, ku i është komunikuar dhe masa e sigurisë arrest shtëpie".

Në seancë avokati i tij kërkoi që hetimi të vijonte në gjendje të lirë, kërkesë që u rrezua nga trupa e gjyqtareve.

Para se të futej në GJKKO, drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit tha se nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, tha Muça.

Ervin Muça u pezullua nga detyra pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit, një ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.