Në "arrest" për skandali e TIMS, drejtori "kriminel" i Policisë në Gjykatë: Kam bërë detyrën, jam i pafajshëm!
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 12 Prill 2024, 12:37
Drejtori i IT-së së POlicisë së Shteit i akuzuar për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS, teksa po hynte në ambientet e gjykatës ku do t’i njoftohet edhe masa e sigurisë.
“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.
