Tedi Blushi "luftë" me policët, tenton të futet në bashki, por ndalohet nga kordoni i efektivëve (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2024, 12:31
Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë, aty ku po mbahet edhe protesta e thirrur në lidhje dosjen 5D.
Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, por janë ndaluar nga efektivët. Anëtari i këshillit Tedi Blushi, pati edhe një konfliktim fizik me policinë.
Më parë ai kishte deklaruar se do të hynin në godinën e Bashkisë me çdo kusht. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj.