Koçi për Komisionin e Shëndetësisë: Mazhoranca s’po bojkoton, por Vokshi t'i shërbejë me standard parlamentar detyrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2024, 12:23
Deputeti Petro Koçi, në fjalën jashtë godinës së Kuvendit, u shpreh se mazhoranca nuk po bojkoton punën e komisionit hetimor për Shëndetësinë, por po i bën thirrje kryetares se komisionit, Albana Vokshit, që të drejtojë komisionin me standard parlamentar.
“Veprimtaria e komisionit është në vijim e sipër, kryetarja duhet të bashkëpunojë me kryesinë e komisionit që veprimtaria të normalizohet. Ne nuk bojkotojmë, por i thërrasim ndërgjegjes se kryetares ti shërbejë me standard parlamentar detyrës. Jemi të dedikuar për veprimtari normale, por kryetarja mendon se është komandante”, tha ai.