VIDEO/ Barazimi ndaj Arsenalit në Champions, Kane: Çmenduri si nuk u dha një penallti aq e pastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2024, 18:44
Pas barazimit 2-2 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane foli në veçanti për rastin e penalltisë që nuk iu dha skuadrës së tij, pasi Gabriel preku topin me dorë.
Në prononcimin për mediet, sulmuesi anglez e quajti çmenduri faktin që nuk u dha një penallti që ishte aq shumë e dukshme.
“Ishte një penallti e pastër kristal, shumë e qartë.
Portieri ia kaloi topin Gabrielit i cili thjesht e mori me dorë…
Çmenduri!
Është një gabim fëminor, jam dakord, por edhe penalltia më e qartë dhe më e dukshme që kam parë ndonjëherë”, deklaroi Kane.
