Goli i Bernardo Silvas, i dyti më i shpejtë i shënuar nga një skuadër mysafire në “Bernabeu”
Real Madrid-Manchester City nisi ashtu siç i ka hije një përballjeje mes skuadrash që ofrojnë futbollin më të bukur në planet.
Tre gola për 14 minuta, me përmbysje rezultati…
Në fakt, siç theksohet nga Opta, është hera e dytë që një ndeshje në fazën eliminatore të kompeticionit kontinental ka të paktën tre gola të shënuar në 14 minutat e para.
I vetmi precedent, sërish me City-n: 2-2 kundër Tottehnamit, në prill 2019, pas vetëm 11 minutash.
Goli i Bernardo Silvës, i cili hapi rezultatin pas 108 sekondash, është edhe goli i dytë më i shpejtë i shënuar nga një mysafir në “Bernabeu”, në Champions League.
Vetëm lojtari i Juventusit, Mario Mandzukic, i cili shënoi pas 77 sekondash në prill 2018, e ka gjetur rrjetën më shpejt se “playmaker”-i portugez.
14 - Real Madrid v Man City is only the second ever knockout stage match in the UEFA Champions League to see three goals scored in the opening 14 minutes, after Man City v Tottenham in April 2019 (2-2 in 11 mins). Bedlam.
— OptaJoe (@OptaJoe) April 9, 2024
