Dy gola për dy minuta, Reali përmbys gjithçka ndaj City-it (VIDEO)

Futboll dhe spektakël i jashtëzakonshëm në dy sfidat çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Në Madrid, Reali i befasuar pas golit të Bernardo Silvës në minutën e 2-të ka përmbysur gjithçka për të marrë avantazhin.

Fillimisht shënoi Eduardo Camavinga, i cili në minutën e 12′-të, të sfidës teksa me një goditje potente nga jashtë zone, e cila u devijua shtangu portierin Ortega dhe vetëm dy minuta më vonë, ylli brazilian, Rodrygo tundi rrjetën e “Qytetarëve”, pas një vrapimi solo, ku mori zvarrë thuajse gjithë mbrojtjen e Manchester City-t.

REAL MADRID- MANCHESTER CITY- SHIKO GOLAT 

Ndërkohë në Londër Arsenal dhe Bayern Munich po barazojnë me rezultatin 1-1.