Nagelsmann i “shkel syrin” Bayernit për një rikthim të mundshëm

Julian Nagelsmann, trajneri aktual i Gjermanisë,  është emri më i përfolur për të pasuar Thomas Tuchel në stolin e Bayern Munich.

Nagelsmann, në një intervistë të dhënë për RTL, nuk e ka mohuar se mund të rikthehet te bavarezët.

“Nuk ka pasur kontakte, por mendoj se disa oferta mund të vijnë herët a vonë”- Tha tekniku i njohur. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.