SOLIDARITET PËR FITER BAJRAM! “Ora News” bashkë me qytetarë gëzojnë familje në nevojë
Solidariteti është një nga mesazhet kryesore që përcjell muaji i Ramazanit dhe festa e Fiter Bajramit që festohet këtë të mërkurë! “Ora News” ishte pranë dy familjeve në vështirësi në këtë ditë të shenjtë
Shkëlqim në sytë e Besimit dhe Merdie Mustafa që këtë ditë të Shenjtë do të festojnë FITER BAJRAMIN si të gjithë.
Historia e çiftit u transmetua disa ditë më parë në ora neës ngjalli reagime!
Një qytetar ua mbushi shtëpinë me ushqimet e munguara.
Lot gëzimi, falënderim e mirënjohje.
Moderatori i emisionit “Ora juaj” dhe gazetarja Sonila Musai nuk harruan në këtë ditë të Shenjtë të kujtonin dhe nënë Sanien, një zonjë e moshuar që jeton e vetme në Tiranë!
Në derë të shtëpisë emocione ishin të shumta.
“Ora News” prej vitesh është pranë qytetarëve, duke u dhënë zë e shqetësimeve të tyre.

