Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, Apeli lë në burg Edison Haxhiun dhe Ilir Beqarajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të akuzuar si të përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtjas brenda serës në oborrin e shtëpisë në Larushk të Fushë-Krujës.

Të arrestuarit kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi”, por Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Njoftimi:

Çështja nr. 1:

Më datë 15.03.2024, rreth orës 16:25, është marrë njoftim nga salla e Komisariatit të Policisë Krujë, se persona të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G. B, në ambientet e oborrit të banesës së tij, në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale I. Balias B alias M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja paleje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe“Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni278/4 dhe 189i Kodit Penal, si dhe ndaj personit nën hetim shtetasit me inicialeE. H,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 764Akti, datë 21.03.2024, ka vendosur:

1. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim I. B alias B alias M.

2. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim I. B alias B alias M, atë të"arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim E. H.

4. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. H, atë të "arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

- Nga personi nën hetim me iniciale E. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit,caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi” në alternativë “arrest në burg” me afat 2 mujor.

- Nga personi nën hetim me iniciale I. B alias B alias M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, , caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit nështëpi “ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Sokol Pina, vendosi:

- Miratimin e vendimit nr.764, datë 21.03.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.