VIDEO/ Digjet makina e funksionares së bashkisë së Vlorës

Digjet gjatë natës makina e drejtoreshës së Tatim Taksave në Vlorë, Anjeza Shiko. 

Mësohet se makina ka qenë e parkuar në garazh, ndërsa policia po heton për ngjarjen për të mësuar autorët.

NJOFTIMI ZYRTAR

Vlorë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.