Linjë direkte me Madridin, “Iberia”, tre herë në javë fluturime nga Aeroporti i Rinasit
Linja ajrore Iberia ka nisur operimin në Shqipëri me fluturime direkte mes Tiranës dhe Madridit. Partneriteti i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës me Kompaninë Spanjolle, vlerësohet si një urë e re bashkëpunonim mes dy vendeve.
Rritja dhe jehona e turizmit shqiptar po krijon ura të reja bashkëpunimi duke sjellë kompani prestigjioze në vendin tonë.
Që prej 28 marsit, mes Tiranës e Madridit ka fluturime direkte fale bashkëpunimit të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit me linjën ajror me të madhe spanjolle Iberia.
Mes udhëtarëve që zbritën në Rinas këtë të dielë ishin edhe ambasadori I Spanjës në Shqipëri dhe përfaqësues të lartë të turizmit nga vendi Iberik.
Drejtori Operacionale i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, me miqtë spanjollë nënvizoi se kjo linjë është një mundësi e mirë për shkëmbimin kulturor dhe ekonomik midis dy vendeve.
Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Alvaro Renedo Zalbda theksoi se ky zhvillim sjellë rritje të numrit të turistëve.
Kreu i agjencisë kombëtare të promovimit të turizmit në Spanjë z. Felix De Paz Zalba u shpreh se kjo linje dëshmon një epoke të re të turizmit.
Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj u shpreh se infrastruktura bashkëkohore i përgjigjet turizmit në shqipëri.
Avionët e Kompanisë Iberia në Linjë Tiranë-Madrid dhe anasjelltas do të operojë tri herë në javë përgjatë gjithë sezonit turistik.
