Chelsea zhgënjen në transfertën ndaj Sheffield, befasohen në fund

Chelsea zhgënjen në fushën e Sheffield United. Blutë e Londrës nuk shkuan përtej një barazimi 2-2, duke lënë një shije të hidhur te tifozët.

Goli i shpejtë e Thiago Silvas krijoi përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta për të besuarit e Pochettinos por nuk ndodhi kështu, pasi Bogle vendosi ekuilibrat.

Në pjesën e dytë, Madueke realizoi golin e avantazhit për Chelsea-n. Kur ndeshja po shkonte drejt një suksesi për Blutë e Londrës, në kohën shtesë vendasit ndëshkuan kundërshtarin me Mc Burnie.