Spektakël në duelin United-Liverpool, por nuk ka fitues në “Old Trafford”

Manchester United dhe Liverpooli dhurojnë spektakël në Premier League, por nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në “Old Trafford”.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 falë realizimit të Luis Diaz, por skuadra e Klopp shpërdoroi një mori rastesh për të dyfishuar shifrat. United barazoi në fillimin e pjesës së dytë falë një goli shumë të bukur të kapitenit Bruno Fernandes nga mesi i fushës.

“Djajtë e Kuq” ndërkohë do të shënonte një tjetër gol të bukur me 18-vjeçarin Kobbie Mainoo. Liverpooli nuk u dorëzua dhe evitoi humbjen falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Momo Salah.

Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet në krye me me 71 pikë, po aq numëron edhe skuadra e Jurgen Klopp, ndërkohë që pas tyre vjen City me një pikë më pak.