Laçi fiton ndaj Teutës, vendos një gol i William Cordero
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2024, 21:39
Laçi gjen më në fund fitoren në Kategorinë Superiore. Ekipi kurbinas triumfoi 0-1 në fushën e Teutës, duke zhvendosur pikërisht në vendin e tetë ekipin durrsak.
Miqtë gjetën golin në minutën e 72-të nëpërmjet një kundërsulmi. William Cordero Melo, e ndoqi deri në fund aksionin dhe në një pozicion të volitshëm nuk gaboi, duke e dërguar topin poshtë këmbëve të portierit.
Teuta bëri gjithçka për të shmangur të paktën humbjen, por nuk pati qartësinë e duhur në përmbylljen e aksioneve. Skuadra kurbinase me këtë sukses ngjitet në kuotën e 35 pikëve, një më shumë se Teuta e tetë më pak se Dinamo e vendit të katërt.
