Meta: Shqipërinë nuk e lemë në dorë të mafies që kërkon zhbërjen e kombit dhe identitetit tonë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se as Tiranën dhe as Shqipërinë nuk e lemë në dorë të mafies që kërkon zhbërjen e kombit dhe identitetit tonë.

Postimi i Metës:

Koha për të përveshur mëngët dhe për t'u shkundur të gjithë ata që duan Ndryshim dhe Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë.

As Tiranën dhe as Shqipërinë nuk e lemë në dorë të mafies që kërkon zhbërjen e kombit dhe identitetit tonë.