Berisha: Rama, për të shpëtuar lëkurën e Olsit, ka zgjedhur dëshmitar Taulant Krimin, i cili është zotuar se do gjejë një Babale tjetër
Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se, Edi Rama për të shpëtuar Olsin, i ka vendosur detyrë Taulant Ballës që të gjejë një tjetër babale. Por sipas kryedemokratit, asgjë nuk e shpëton Olsin dhe Edi Ramën.
Berisha: Edi Rama, ke refuzuar interpelancën sepse dokumentet faktojnë se ti dhe vëllai yt, Olsi ishit padronët e vërtetë të fabrikës së miellit të partisë në Xibrakë. Edi Rama, për të shpëtuar lëkurën e Olsit, ke zgjedhur dëshmitar Taulant Krimin, Taulant Ballën, i cili është zotuar se do gjejë një Babale tjetër.
Unë po të them këtu para këtyre qëndrestarëve, para këtyre luftëtarëve të lirisë: Mos luaj më me opozitën se je i pashpresë, se forcë në botë që të shpëtojë ty dhe vëllanë tënd nga krimet e shëmtuara që krye kryer, nuk ka. Gjer sot, ti ke gjetur, ke korruptuar Dumanë dhe Zamanë, të cilët në verbëri, të inkriminuar nga këmbët te koka, bëhen parzmore e jotja, parzmore e Olsi Ramës, parzmore e Erion Veliajt.
