Hetimi për Shëndetësinë/ Komisioni u ngrit, ngërçi vazhdon. Vokshi: Në pak ditë, janë bërë mbi 10 shkelje të rregullores

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një intervistë në Ora Neës u shpreh se në vetëm pak ditë mazhoranca ka bërë mbi 10 shkelje të rregullores.

Vokshi: Periudha e bllokimi të opozitës kur Rama nuk ndërmerrte asnjë hap për të respektuar detyrime dhe të drejtat kushtetuese të opozitës në parlament poe vazhdon edhe me mënyurën si mazhoranca po e trajton komisionin hetimor të Check Up dhe Sterilizimit.

Bllokimi nuk ka mbaruar vetëm se tani po vazhdon me forma dhe mënyra të tjera.

Njëri prej komisioneve do bënte hetim parlamentar për dy koncesionet, dy aferat më skandaloze.

Vlera e tyre shkon më shumë se 200 milionë euro.

8 deputetët e mazhorancës po mundohen ta bllokojnë komisionin sepse kanë urdhër nga Edi Rama që të mos bëhet hetimi parlamentar.

Po shkelin edhe lidhet që i bënë vetë.

Në vetëm pak ditë kanë bërë mbi 10 shkelje të rregullores, kushtetutës dhe të ligjit.