Balliu: Kryebashkiaku duhet nxjerrë zvarrë, turp për ne që e lejojmë, protesta e radhës të enjte në 11:00

Në një intervistë më Ora News, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu u shpreh se Erion Veliaj duhet të merret dhe të nxirret zvarrë nga bashkia.

Ai shtoi se ditën e enjte do të protesta e radhës, në orën 11:00. Kjo nuk është më një çështje që i përket opozitës, por na përket të gjithëve.

Balliu: Veliaj duhet të merret dhe të nxirret zvarrë nga bashkia. Është një turp për ne që Veliaj një njeri bosh dhe që di të vjedhë rri në bashki. Edhe drejtorët i hodhi, sepse ka si qëllim që të vjedhë paratë. Ky është njeriu që ka dhënë tenderat dhe mbulonte njerëzit me bojë të kuqe. Duhet të vijnë qytetarët dhe ta rrëzojmë. Këtu lajmet për bashkinë fshihet dhe zhduken nga mediet.

Ditën e enjte do të protesta e radhës, në orën 11:00. Kjo nuk është më një çështje që i përket opozitës, por na përket të gjithëve. Është turp si komb që të lejojmë një mafie si Erion Veliaj dhe mendon se mund të na gënjejë. Nuk mundtë pretendojmë se Erion Veliaj nuk dinte gjë për “5D”. Me këta nuk mund të ketë diskutime dhe duhet mosbindje civile.