Bardhi: Luftë e brendshme në PS, fjala e Veliajt për arrestimin e drejtorëve me mesazh për Ramën!

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit parlamentar të PD, mbajti një fjalim para anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së në Berat.

"Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, që është zakon i qytetit dhe i qarkut të Beratit.  Vijmë në këtë takim së bashku me kolegët, me Sekretarin e Përgjithshëm, me N/kryetarin, me deputetët, me drejtuesit politikë, me koordinatorin, pas një periudhe të vështirë që kaloi PD-ja, jo pa faj të të lidershipit të saj, të të gjithëve, duke nisur nga vetja, por ai është tashmë një moment i tejkaluar si shkak i vetëm i mirënjohjes që secili prej nesh duhet të ketë për sakrificën 11-vjeçare të demokratëve, të strukturave të PD, që gjatë gjithë kësaj periudhe, këtij konflikti, kishin vetëm një thirrje: Duhet të bashkohemi!

Dhe ne, në përgjigje të atij apeli, pa diskutim që kemi bërë më të mirën për Partinë Demokratike, por mbi të gjitha kemi bërë më të mirën për Shqipërinë, sepse nga ai moment deri në zgjedhjet e ardhshme, kemi padyshim një vit të gjatë e të vështirë për ta bërë gati PD-në që të jetë fituese në zgjedhjet e vitit 2025 jo thjesht si nevojë që PD-ja të vijë në pushtet, por si e vetmja zgjidhje që i ofrohet Shqipërisë për të bërë realitet ndryshimin.

Unë nuk të zgjatem shumë tek fakti sesa keq qeveris Edi Rama, sepse jam i bindur se të gjithë në këtë sallë, por edhe ata që na ndjekin jashtë kësaj salle, e dinë më mirë sesa ne deputetët tuaj se sa keq qeveris Edi Rama, sepse më shumë se ne, keqqeverisjen e tij e ndieni ju në kurriz çdo ditë me përndjekjen politike që i bëhet popullit opozita apo cilitdo që nuk i është bashkuar familjes së “rilindjes” apo çetës së hajdutëve apo kujtdo që nuk pranon të nënshtrohet.

Përpara se të hynim në këtë takim, po dëgjonim bashkëpunëtorin e 5 Drejtorëve, kryetarin e bashkisë së Tiranës, që në fakt nxori në sipërfaqe atë që në fakt ka kohë që përflitet.

Ne e tejkaluam përçarjen e brendshme dhe jemi të bashkuar po nga Berati do të duhet të dijë çdo socialist që përçarja është edhe më e rëndë në Partinë Socialiste.

Sigurisht që ne kishim një konflikt se kush ishte zgjidhja më e mirë për PD-në. Nuk u zumë as për karrige, as për të ndarë influenca, as për të ndarë para, as për të vjedhur para, ndërsa këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut, se kush duhet të shkojë më parë në burg apo se kush merr njeri tjetrin ngjitur tek qelia e atyre që kanë shkuar të parët.

Fjala e sotme e Erion Veliajt kishte dy mesazhe: një mesazh për drejtësinë dhe një mesazh për Edi Ramën.

Mesazhi për drejtësinë ishte që “drejtorët e mi kanë bërë punë të mirë për Tiranën dhe ju nuk do të duhet t’i godisni”, por mesazhin e dytë dhe kryesor në fakt e kishte për Edi Ramën. Mesazhi ishte ky: “Pse unë do të duhet të mbaj përgjegjësi për vartësit e mi, për drejtorët... Unë s’kam pasur dijeni, njëlloj si ty - i thoshte -  që nuk ke dijeni se ç’ka bërë zëvendësi yt!!! Dhe nëse unë mbaj përgjegjësi për drejtorët e mi - ishte mesazhi drejtuar Kryeministrit – ti do të mbash përgjegjësi për zëvendësin tënd!!!”

Këto kode mafioze në fakt ndodhin në një qeveri që të gjithë ne e kemi parë. Në 11 vjet është sjellë si një organizatë mafioze. Ka qeverisur vendin jo për socialistët e Beratit, që janë shumë bujarë ndër vite me PS-në, por në dobi të pesë njerëzve.

Kur Belind Këlliçi denoncoi gjatë fushatës zgjedhore të 14 majit, që shtabi elektoral i Erion Veliajt, pesë drejtorët e tij ishin as më shumë dhe as më pak, pesë hajdutë që grabisnin Buxhetin e Shtetit dhe përmes atyre parave blenin varfërinë e qytetarëve të Tiranës, kryetari i bashkisë së Tiranës doli dhe tha “gënjen!”

Dhe në vend që të përgjigjej për akuzat, u lëshua me një lumë fyerjesh për kolegun ndërsa sot del dhe e pranon, detyrohet ta pranojë edhe për faktin se gjithmonë ka pasur këtë filozofi.", deklaroi Gazment Bardhi.