Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë dita e parë e demokracisë së vërtetë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale theksoi se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.

Postimi i Bashës në X:

Janë bërë si kartelet e mafies, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha.

Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur.

Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku.

E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un.

Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.

Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.