Pirdeni: Rritje e produktivitetit të administratës publike përmes inteligjencës artificiale

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni së bashku me drejtoren e AIE – Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës Enkelejda Imeraj, organizuan një trajnim me punonjës të administratës publike mbi mundësitë e përdorimit të platformave si ChatGPT, Gemini dhe Copilot.

Pirdeni u shpreh se me anë të këtij trajnimi nxitet një tjetër kuptim për shpejtësinë dhe produktivitetin në punë përmes përdorimit të inteligjencës artificiale gjenerative në përditshmërinë e administratës publike.

Sot, theksoi ministrja Pirdeni, “për kolegët në administratë Inteligjenca artificiale po revolucionarizon mënyrën se si i qasemi punës, duke u udhëhequr nga përgjegjshmëria dhe përdorimi etik”.

“Së bashku, synojmë të shndërrojmë administratën publike në një ekosistem inovacioni, për të rritur eficiencën e punës sonë në shërbim të publikut”, nënvizoi Pirdeni në një postim në rrjetet sociale.