Gjekmarkaj: Të jesh në krah të Ramës, bashkëfajtor në krim e vjedhje

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së, gjatë takimit me demokratët në Vaun e Dejës, tha se ne jemi në marshim drejt fitores, secili nga ne nuk duhet të ketë asnjë kompleks për të kërkuar votën për Partinë Demokratike.

Gjekmarkaj tha se të jesh në krah të Edi Ramës, i bie të jesh bashkëfajtor në krim dhe vjedhjet.

“Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët kur shikojnë se paraja publike vidhet? Janë vjedhur paratë e qytetarëve me aferën e inceneratorëve, janë mbi 200 mln euro që nga xhepat e qytetarëve shkojnë te xhepat e qeveritarëve. Më vjen mirë që kemi kolegë kurajozë si Belind Këlliçi, që i corri maskën pushtetin vendor në Bashkinë e Tiranës, duke denoncuar aferën ‘5D’”, tha Gjekmarkaj.