KUJDESI NDAJ SYVE/ Mjeku Topi: Mos përdorni syze të diellit të blera në dyqane ambulante

Përdorimi i syzeve të diellit që shpesh tregtohen me çmim të lirë në mënyrë informale mund të kthehen rrezik.

Madje Mjeku okulist Rubin Topi deklaron se shpesh ka rezultuar të kenë dëmtuar sytë.

Mjeku okulist Rubin Topi: “Është më e dëmshme se sa të mos mbash syze fare. Shpjegimi është shumë i thjeshtë, sepse syzja e diellit e cila nuk ka filtrin mbrojtës origjinal, pra që të pengojë rrezet e dëmshme që të futen në sy, krijon një ambient më të errët për syrin.

Duke mos qenë filtri mbrojtës, ky ambient i errët automatikisht është refleks i syrit të njeriut që ky ambient i errët të zgjerojë beben e syrit, dhe duke u zgjeruar bebja e syrit, filtrin syzja në xham nuk e ka dhe do futet më shumë rreze e dëmshme brenda në sy. E kundërta ndodh po të kishte filtrin”. 

Mjeku thotë se sytë janë jetik për shëndetin tonë, e si të tillë duhet të trajtohen.

Mjeku thotë se vitet e fundit ka një sensibilizim më të lartë.

Një apel ai e ka për të gjithë.

Mjeku okulist Rubin Topi: “Mos neglizhoni asnjë shqetësim sado i vogël të jetë në lidhje me sytë, sepse sytë dhe dëgjimi janë ndoshta dhuratat më të mëdha që Zoti, apo Natyra i ka bërë njerëzimit. Nuk mund të neglizhoni me dritën e syve”.