FOTO-Lista/ Dështoi në finale, por Dimitrov është “mbret” jashtë fushe, i admiruar nga vajzat e famshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2024, 10:44
Grigor Dimitrov nuk arriti të fitonte në Majami, por ky fakt nuk e zbeh aspak atë që tenisti bullgar ka arritur vitet e fundit.
Dimitrov mbetet një nga tenistët më të mirë në qarkullim, gjithashtu një nga djemtë më simpatik dhe më të dëshiruar nga vajzat e show bizit.
Tenisti 32 vjeçar ka pasur disa histori rozë teksa është shoqëruar me vajza shumë të njohura si tenistja Maria Sharapova, këngëtarja e famshme Nicole Sherzinger dhe shumë vajza të tjera të njohura.
Dimitrov, aktualisht është i lidhur me super modelen Madalina Ghenea. Bukuroshja brune nuk arriti t’i sillte fat në finale teksa u mposhtur nga Sinner.

