Flet Redon Xhixha, tre vjet rresht kampion: Ndihem i lumtur!

Në “Ora Sport” futbollisti  Redon Xhixha u shpreh se ndihet mirë dhe i lumtur që ekipi i tij në Azerbajxhan është shpallur kampion për vitin e tretë.

Xhixha: Ndihem i lumtur sepse jam shpallur për 3 vite rresht kampion, ndihem mirë. Ky është një klub që nga ana financiare është shumë i mirë dhe merr pjesë në Evropë. Është klub i madh që e ka treguar në Evropë se është pjesë.