VIDEO/ Lojtarët çelin iftar në “Elbasan Arena”, ndërpritet për pak ndeshja Elbasani-Lushnja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2024, 21:50
AF Elbasani përballet ndaj Lushnjës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Në pjesën e parë u vu re diçka shumë interesante, që meriton duartrokitjen e të gjithëve.
Takimi i mbajtur në “Elbasan Arena” u ndërpre përkohësisht, për t’i ardhur në ndihmë lojtarëve që kishin agjëruar.
Pasi futbollistët çelën iftar, ndeshja vijoi normalisht. Kujtojmë se në disa kampionate në Europë ndalet mbajtja e ramazanit.

