Balliu: Ditën që dalin faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në rrjete të narkotrafikut, arrestohen drejtorët
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të grupimit të Rithemelimit, Klevis Balliu në një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale, ngre dyshimet për urdhër-arrestet e lëshuara këtë pasdite nga Prokuroria e Posaçme për 9 zyrtarët e Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë të kryesuar nga drejtorët Redjan Molla dhe Mariglen Qato, të cilët janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. të përfshirë në pricedurat e tenderave të kësaj bashkie.
Balliu ngre alibinë se këto arrestime janë të orkestruara dhe me regji për të devijuar vëmendjen e opinionit publik nga denoncimi i fortë i Gazment Bardhit, i cili pretendon se ka faktuar tashmë lidhjet e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në rrjetet kriminale të narkotrafikut.
Më poshtë shkrimi i plotë
Ditën që dalin faktet, e pakundërshtueshme të përfshirjes së Olsi Ramës në rrjete të narkotrafikut, arrestohen drejtorët e Veliajt, për vjedhjet e Veliajt!
Domethënë, e gjithë bashkia, të gjithë drejtorët, paskan vjedhur, por Veliaj, kryetari me dorë të hekurt nuk di gjë.
Përgjegjësia e Olsit nuk mbulohet me hajdutët e Veliajt. Veliaj nuk do t’i shpëtojë drejtësisë me “koka turku”.
Drejtësi do të ketë, kur pronari faktik Veliaj të vihet para drejtësisë. Drejtësi do të ketë kur kumbari i narkotrafikut Edi and Olsi Rama të vihen para drejtësisë.


