Reforma Zgjedhore/ Resulaj: E rëndësishme që kemi palë të ulura në tryezë, besoj se do kemi dialogim
Deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj në një intervistë në Ora News u shpreh se për Reformën Zgjedhore ngelet për tu parë nëse do mjaftojë koha që deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shkohet me një kod të ri zgjedhor.
Resulaj: Ajo që ngelet është nëse do mjaftojë koha që deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të shkojmë me një kod të ri zgjedhor apo me ndryshime.
Kuptohet që vullneti i shumicës mbetet dialogimi me palët dhe arritja në një përfundim të vlefshëm i cili merr në konsideratë jo vetëm rekomandimet e OSBE ODIHR por edhe vullnetin e të gjithë palëve.
Sigurisht që kjo duket pak utopike që ne të shkojmë në një kohë kaq të shkurtër në një vullnet të plotë të të gjithë palëve, të cilët dakordësojnë në një pikë të vetme aq më tepër kur dinamika e zhvillimeve politike nuk është shumë në favor të kësaj situate.
Por le të shpresojmë që dialogu të ecë, që nuk do kemi ngërçe apo pengesa të karaktereve të ndryshme dhe të shkojmë drejt një zgjidhje optimal.
Sikur e pamë edhe sot në tyrezë ishin të ulur dy palë.
Kishim një mungesë nga PD e Bashës, e cila do të thotë që është e paplotë në sensin e dakordësisë të të gjitha palëve.
Gjithsesi është e rëndësishme që kemi palë të ulura në tryezë dhe ky është një fillim i mirë i bisedimeve.
Unë besoj se do kemi dialogim në kuptimin real të fjalës.
