Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas arrestimit të Evis Berberit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2024, 17:20
Pas arrestimit të Evis Berberit me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit, qeveria ka emëruar drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Gentian Gjylin, në krye të ARRSH-së.
Evis Berberi, u prangos më 14 mars, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Prokuroria ka zbuluar se nëpërmjet një kompanie të krijuar prej dhe e shitur de jure te një biznesmen pasi mori poste drejtuese në Ministrinë e Infrastrukturës, i ka dhënë disa tendera si dhe kryente transaksione financiare nëpërmjet kompanisë.

