Pakti PS-Opozitë merr udhë, Gjiknuri: Amnistia është e tejkaluar, është në seancë

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituua dhe grupi i dialogut, është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se do vijojnë diskutimet për amnistinë penale.

“Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje.

Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”, tha ai.

Pakti PS-Opozitë merr udhë, Gjiknuri: Amnistia është e

Gjiknuri u shfaq komfort, teksa tha se cështja e amnistisë është e tejkaluar dhe tashmë duhet të marrë votat në Kuvend.

"Amnistia është e tejkaluar është në seancë. Nuk e kemi konsideruar pasi është në një fazë më të avancuar. Thelbi është çështje që kërkojnë konsensus në interes të integrimit të vendit në BE. Formati është dialog. Amnistia duhet të marrë votat e nevojshme, ka një dialog mes grupeve parlamentare", tha Gjiknuri. 

Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Ndërsa vendi që refuzoi Lulzim Basha, i është lënë Partisë së Lirisë.  Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas dakordësisë me mazhorancën dhe Rithemelimin pas rikthimit të tyre në veprimtarinë normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.