HAJDUTËRI DREJTORËSH/ SPAK: Redjan Molla dhe Mariglen Qato, pronarët “de facto” të kompanisë “5D”
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimet e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen 5 D.
Nga burimet e provave të mbledhura nga hetimet, SPAK deklaron se ka rezultuar se Redjan Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.
Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të kompanisë.
Dy drejtorët e Veliaj kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore me ortakët fiktivë.
"Nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit R.M. dhe M.Q. janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.
Shtetasit R.M. dhe M.Q. e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore", theksohet në njoftimin e SPAK-ut.

/ CNA


