Caka: Për çështje të një rëndësie të madhe, gjithmonë ka pasur mungesë transparence
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2024, 21:40
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL, Silva Caka e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se sa herë ka pasur çështje të një rëndësie të madhe, gjithmonë ka pasur mungesë transparence.
Caka: Sa herë që ka pasur cështje të një rëndësie të madhe, gjithmonë ka pasur një mungesë transparence.
Gjithmonë qëllimi ka qenë kredoja politike e Edi Ramës.
Ka pasur ligje që kanë qenë për klientelë të caktuar.
Nuk është gjë tjetër ligji për zonat e Mbrojtura, vetëm një ligj klientelist.
Në momentin që ekziston kjo mungesë kaq e madhe e transparencës, ne do vijojmë të kërkojmë transparencë.
