Kumbaro: Aksion pastrimi në përgatitje të sezonit turistik veror në Pogradec

Plani i Pastrimit Kombëtar në të gjitha qytetet e vendit nuk është ndalur asnjë ditë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga pastrimi në qytetin e Pogradecit.

“Ekipet e pastrimit në Pogradec përveçse mbajnë dritë qytetin, pastrojnë edhe në periferi e buzë rrugëve, në përgatitje të sezonit turistik veror, ku aksionet në zbatim të Planit të Pastrimit Kombëtar do të jenë edhe më intensive”, shkruan Kumbaro.

Aksioni i pastrimit ka përfshirë aksin nacional Qafë Thanë-Pogradec, ku janë larguar mbetje të hedhura kryesisht nga drejtues mjetesh të papërgjegjshëm.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe vijon në të gjithë vendin.