Iu gjet telefon dhe “smart watch” në qeli/ Anëtari i bandës së babagjyshërve do të vijojë qëndrimin në “41biss”
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Albert alias Ilir Kupës, një nga anëtarët e bandës së “babagjyshërve”, për daljen nga sistemi “41 biss”.
Kupa u fut në këtë regjim dhjetorin e kaluar me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pasi në qeli iu gjetën në qeli një orë e tipit “Smart Watch”, si dhe një aparat celular.
Gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj, mëson se Kupa ka pretenduar se orën e kishte futur me komision e drejtorisë së burgjeve në ambientin ku vuan dënimin dhe e përdorte për të matur hapat.
Por ndryshe pretendojnë autoritetet, të cilat kanë dyshime se i dënuari me 25 vite burg mbante kontakt me jashtë.
Ilir Kupa u dënua nga Krimet e Rënda me 25 vite burg për 6 vepra penale, që kanë të bëjnë me një sërë për grabitjesh me dhunë e armë në Greqi, arratisjen nga burgu dhe plagosjen e 2 policëve.

