VIDEO/ Shqipëria U-21 mundet nga Zvicra, zbehen shanset për kualifikim në Euro 2025

Komplikohet rruga e Shqipërisë U21 për në Euro 2025.

Kuqezinjtë e vegjël pësuan disfatë 1-3 në “Air Albania”, ndaj Zvicrës U21.

Pjesa e parë u vendos nga një gol fantastik  i Surdez, me portierin Simoni që nuk mund të bënte asgjë.

Ekipi i Alban Bushit e filloi me shumë dëshirë pjesën e dytë, madje pretendoi për penallti pas një rrëzimi të Pajazitit, por nuk mendoi kështu kryesori.

Helvetët siguruan 3 pikët me golin e Sanches, me këtë të fundit që gjeti rrjetën vetëm 3 minuta pas aktivizimit.

Keller thelloi shifrat, çerek ore para fundit.

Në fund, goli i Shpendit vlejti vetëm për statistikë.

Shqipëria U21 renditet në vendin e katërt me 10 pikë.

Zvicra kryeson grupin kualifikues me 14 pikë.

GOLAT:

https://streamin.one/v/dbe5a9df

https://streamin.one/v/c561e19c

https://streamin.one/v/3d624bba

https://streamin.one/v/47807636