Kosova kërkon fitoren e dytë radhazi, publikohen formacionet zyrtare të miqësores me Hungarinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2024, 18:23
Kosova kërkon që të vazhdojë sot ecurinë pozitive me trajnerin Franko Foda në drejtim, teksa përballet në një miqësore në Budapest me Hungarinë.
Pak ditë pas fitores minimale 1-0 ndaj Armenisë, “Dardanët” duan që të regjistrojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të vijuar një rrugëtim të mirë të nisur me tekniku, i cili po rindërton edhe një herë ekipin pas një edicioni të kualifikuesve të Europianit që nuk shkoi siç mendohej.
