“Pozoi si një anëtar i ISIS”, Rudiger dhe Federata Gjermane denoncojnë gazetarin
Antonio Rudiger dhe Federata Gjermane e Futbollit kanë nisur tashmë një çështje kundër gazetarit Julian Reichelt.
Denoncimi është depozituar në Prokurorinë e Berlinit teksa gjithçka lidhet me një foto të mbrojtësit të Real Madrid.
Rudiger, postoi në rrjetet sociale një foto bashkangjitur me një mesazh për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Por, mënyra e pozimit me një gisht lart, është interpretuar nga gazetari Reichelt si një gjest ekstremist që i ngjason organizatës terroriste ISIS dhe që nuk ka të bëjë me një mesazh paqeje.
Gazetari në fjalë këmbëngul se ai gisht lart i Rudiger për më tepër nuk përfaqëson Gjermaninë dhe që lidhet me një ideologji të tmerrshme që vendit i ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.
Megjithatë, tashmë gazetari Reichelt do të përballet në gjykatë me Rudiger dhe Federatën Gjermane të Futbollit që e akuzojnë atë për gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe shpifje.
