Testet e kuqezinjve, Sokol Kushta: Sylvinho tregoi se di të ndryshojë! Fituam Brojën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2024, 12:15
Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e shfaqur nga Shqipëria në miqësoren kundër Suedisë. Në sytë e Kushtës, Kombëtarja fitoi një variant të ri taktik, por mbi të gjitha fituam Brojën:
“Mbas dushit të ftohtë që kaloi Kombëtarja me Kilin, dje trajneri Sylvinho na tregoi se di të ndryshojë situatë… . Dje Kombëtarja dhe trajneri fituan Brojën, fitoi një variant të ri taktik dhe më shumë nga të gjitha u la të kuptojë lojtarëve se pa shpirt gare dhe sakrifica nuk mundet të luajnë dot futboll me kombëtaren shqiptar”, shkruan Kusha në postimin e tij në rrjetet sociale.

