Turizmi pa punëtorë, Kasa: Jemi në tratativa me dy vende aziatike
Në një kohë kur Shqipëria njeh rritje për turizmin, kërkesa gjetja e forcës punëtore është kthyer në shqetësim.
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa thotë se ky fakt duhet të trajtohet menjëherë ndërsa vlerëson se vendet aziatike mund të jenë burim i mirë për personel.
‘’Ne kemi bërë tentative, kemi diskutuar edhe me institucionet shtetërore.
Kemi propozuar që shteti të ndërhyjë duke gjetur duke realizuar kontrata shtetërore për të heq burokracinë për të heq edhe vonesat me vendet që janë të interesuara për të sjellë fuqi punëtore në Shqipëri.
Kryesisht jemi në diskutime, jemi në tratativa me dy vende aziatike dhe shteti duhet ti pajisë menjëherë ata me viza apo qoftë edhe me procedurën për lejen e qëndrimit ndërkohë që subjekti do paguajë vetëm biletën e udhëtimit.
Pritet të vijnë nga vendet aziatike, nga India e cila ka shprehur kërkesë, nga Filipinet sepse janë edhe vende që nuk e përdorin Shqipërinë si vend tranzit’’, tha Kasa.
Për kasën kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur industrinë turistike në rrugën e suksesit.
