Resuli: Janë 95 vite, të cilat shërbimi veterinar ka mbartur me vete sfidat dhe sukseset

Presidenti i urdhërit të mjekut veterinar, Ervin Resuli i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se janë 95 vite të cilat shërbimi veterinar ka mbartur me vete sfidat dhe sukseset e veta.

Resuli: Janë pothuajse 95 vite të cilat shërbimi veterinar  ka mbartur me vete sfidat dhe sukseset e veta, duke garantuar mirëqënien e kafshëve në dobi të konsumatorit.

Me 25 mars ne kemi caktuar ditën për arsye se me 23 i binte pushim.

Por në fakt është 23 mars dita kombëtare e shërbimit veterinar.

Gjithë kjo sakrificë e këtyre profesionistëve që kryejnë aktivitetin e tyre që ne jemi më të sigurt për produket me origjinë shtazore që konsumojmë.