''Turizmi në Shqipëri po rritet me hapa të shpejtë'', Prengaj: Këtë vit presim një rritje prej 30% të turistëve
Operatori turistik, Frenkli Prengaj në një intervistë në Ora News u shpreh se turizmi në Shqipëri po rritet me hapa të shpejtë dhe se këtë vit pritet një rritje prej 30% e turistëve.
Prengaj: Është e vërtetë që ka edhe një bum të rritjes së bujtinave të ndryshme kryesisht në zonat malore.
Sigurisht që ky bum vjen si një shkak pasojë e bumit turistik të turistave që po shfaqin interes në Shqipëri dhe për 3-4 vitet e ardhshme vetëm do vazhdojë të rritet numri i turistëve që do vizitojnë Shqipërinë.
Sigurisht që ne gjatë sezonit turistik kalojmë në një ‘’Fully Booked’’ sic e konsiderojmë ne pjesën e akomodimit.
Është goxha vështirë për të akomoduar turistat në sezonin e verës kryesisht.
Përsa u përket sezonit dimëror ne kemi akoma shumë për të bërë për sa i përket resorteve të ndryshme që lidhen me skitë apo investime të tjera.
Është akoma një turizëm që nuk ka shumë investim në Shqipëri.
Në përgjithësi turizmi në Shqipëri po rritet me hapa të shpejtë.
Këtë vit ne presim që të kemi një rritje prej 30% të turistëve në vend.
