Xhafa: Misioni i veterinerit nuk është vetëm ai i doktorit për kafshët, është edhe personi që është garant për sigurinë ushqimore

Mjeku veterinar, Artan Xhafa i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se misioni i veterinerit nuk është vetëm misioni i doktorit për kafshët, por është edhe personi i cili është garanti kryesor për sigurinë ushqimore.

Xhafa: Misioni i veterinerit nuk është vetëm misioni i doktorit për kafshët, është edhe personi i cili është garanti kryesor për sigurinë ushqimore dhe për të gjitha produktet që ne kemi në tavolinë sot.

Kemi një histori e cila daton që në vitin 1927 me krijimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Me 1 mars u hap zyra e shërbimit veterinar.

Në zyrën e shërbimit vetrinar me datën 1 mars të vitit 1928 shërbenin 2 veterinerë shqiptarë dhe 2 veterinerë të huaj.