NDRYSHON LIGJI/ Baret dhe restorantet duhet të bashkëpunojnë me firmat për heqjen e plehrave

Restorantet, apo baret do të duhet të lidhin një kontratë me kompanitë e trajtimit të mbetjeve. Bëhet fjalë për grumbullimin apo eliminimin e nënprodukteve shtazore.

Kushti parashikohet në projektligjin e paraqitur për konsultim publik prej qeverisë e cila saktëson se kjo kontratë është kusht për licensimin.

Po ashtu,detyrim është heqjen nga tregu te ushqimeve te cilat nuk konsumohen brenda afatit të kadencës.

Të njëjtat kushte do të jenë dhe për fabrikat e përpunimit të mishit apo dhe thertoret.

Në rast të shkeljeve gjoba do të variojë nga 10 mijë deri në 2 milionë.

Në relacionin shoqërues thuhet se masat do të sjellin ndikim pozitiv në ne mbrojtjen e mjedisit

Zbatimi i tij parashikohet te nisë nga 1 janari i 2026-ës.

Një tjetër nisme është dhe për produktet mjekësore veterinare ku përmes Autoritetit kompetent do të kontrollohen medikamentet që importohen në vend.