Mete: Vlerësimi i Shqipërisë nga Standard&Poor’s nxit vendosmërinë për të synuar një rritje më të lartë ekonomike

Ministri i Financave Ervin Mete pas rritjes së shkallës së vlerësimit të Shqipërisë nga Standard&Poor’s ka dalë këtë të shtunë në një deklaratë për mediat. 

Deklatarata e Metes

Sot kam kënaqësinë e veçantëtë komunikoj me ju lajmin e mirë se Agjencia Ndërkombëtare “Standard & Poor’s” ka rritur me një kategori vlerësimin për Shqipërinë, duke e vlerësuar për herë të parë vendin tonë në kategorinë BB-.

Ky vlerësim i S&P vjen gjashtë muaj pasi agjencia ndërkombëtare rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive dhe është njëvlerësuim i përpjekjeve tona përsigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, forcimin e financave publike dhe efektivitetin e politikave strukturore. Rritja e vlerësimit nga Standard & Poor’s merr një rëndësi edhe më tëveçantë në kushtet e një situate sfiduese të ekonomisë globale, pasinjë pjesë e konsiderueshme vendesh kanë patur rënie të vlerësimit nga agjencia ndërkombëtare.

Ky vlerësim nënvizon besimin në aftësinë tonë për të përballuar sfidat ekonomike, duke forcuar në të njëjtën kohë bazat financiare. Ai përbën një certifikim të strategjisësonë të rritjes dhe praktikave të menaxhimit të financave publike.

Theksoj se kalimi në një shkallëmë të lartë vlerësimizakonisht kërkon një kohë relativisht të gjatë për të krijuar bindjen që përmirësimet e ekonomisë së vendit janë të qëndrueshme.

Vlerësimi forcon pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit. Tani vendi do të perceptohet më pozitivisht nga investitorët e huajpër të investuar në Shqipëri dhekjo pritet të përkthehet në investime të huaja më të larta, si edhe kushte më të lehtësuara për huamarrjen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare. Ky përmirësimpritet po ashtu të reflektohet dhe në tregun vendas, në kosto më të ulëta të financimit për bankat, bizneset dhe individët.

Ngjitja me një kategori vlerësimi nga Standard & Poor’s konfirmon situatën e mirë që po kalon ekonomia e vendit, qëndrueshmërinë e financave publike dhe pritshmërinë pozitive për reformat e ndërmarra.

S&P nënvizon se ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e rezistencës së fortë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme.

Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet, vlerëson Standard&Poor’s dhe pavarësisisht këtyre sfidave, ekonomia është rritur me një mesatarembresëlënëse prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht parametrat e financave publike.

Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, papunësia është në nivelet më të ulëta historike, inflacioni është rikthyer në objektiv përpara pritshmërive, pozicioni i jashtëm është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, investimet e huaja direkte kanë arritur nivelet më të larta historike, ndërsa borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023.

Vlerësimi më i fundit i agjencisë ndërkombëtare nxit vendosmërinë tonë për të synuar një rritje më të lartë ekonomike dhe arritjen e objektivave ambicioze të zhvillimit, sidhe forcimin e mëtejshëm tëfinancave publike. Avancimi në procesin e integrimit europian është një shtysë e rëndësishme për të përshpejtuarritmin e reformave dhe plani i rritjes i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, që shoqëron ndërmarrjen e reformave të rëndësishme, presim të shërbejë po ashtu si mbështetje solide në këtë drejtim.