50 mln euro gati, Manchester United gjen mbrojtësin e dëshiruar te Juventusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2024, 11:44
Një qendërmbrojtës është një nga objektivat kryesorë të Manchester United për sezonin e ardhshëm.
Prapavija ka shfaqur probleme këtë edicion, me skuadrën e Erik ten Hag që ka pësuar 39 gola në 28 javë kampionat.
I preferuari i “Djajve të Kuq” është Bremer, pjesë e Juventusit në Serie A.
Qendërmbrojtësi brazilian ka një klauzolë shitjeje 50 milionë euro.
Shumë që United ka vendosur ta paguajë sipas raportimeve që vijnë nga ishulli. 27-vjeçari është pjesë e Juves prej verës së vitit 2022.
Kur u ble nga Torino për 44 mln euro. Bremer debutoi me kombëtaren e Brazilit në shtatorin e vitit 2022.
Deri tani ka veshur tri herë fanellën Seleçao.
