VIDEO/ Debutim ëndrrash për Endrick tek Brazili, 17-vjeçari gjunjëzon Anglinë në ''Wembley''
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2024, 22:09
Brazili fitoi 0-1 miqësoren e luksit përballë Anglisë në “Wembley”, përballje ku debutuan disa lojtarë.
17-vjeçari Endrick, i cili nga vera e në vazhdim do të jetë pjesë e Real Madrid, shënoi golin e fitores dhe të parin personal me Seleçaon.
Mbrëmje fantastike për adoleshentin e talentuar, i cili gjeti rrugën e rrjetës vetëm pak minuta pasi zbriti në fushë.
Debutim me fitore në pankinën e 5 herë kampionëve të botës për trajnerin Dorival Junior, i cili e nisi mbarë aventurën në pankinën e një prej Kombëtareve më të forta në planet.
GOLI:
تابع الحساب الاساسي :@iT7HD pic.twitter.com/0j4zY6myEx
— هنا التغطيات HD (@ReadeMaia21848) March 23, 2024
