VIDEO/ Gol pas 6 sekondave, Austria dhuron spektakël në miqësore

Sllovakia dhe Austria po zhvillojnë një duel miqësor në futboll.

Skuadrat kombëtare të dy vendeve luajnë në "Tehelne Arena", teksa vetëm gjashtë sekonda janë dashur për të zhbllokuar rezultatin.

Miqtë e Ralf Rangnick kaluan në avantazh me Christoph Baumgartner pas vetëm pak sekondave.

24-vjeçari i Leipzigut në Bundesligë u nis nga mesi i fushës, dribloi tre kundërshtarë dhe mposhti portierin Martin Dubravka me një goditje të saktë.

Spektakël në fushë, me tifozët vendas që u shokuan, por gjithashtu mes tyre pati edhe duartrokitje për këtë gol që është ndër më të shpejtët në histori.